VIDEO/ 7 gola në 4 ndeshje, Elbasani siguron “biletën” për çerekfinalen në minutë e 113-të edhe me karton të kuq

Kanë përfunduar 4 nga 4 ndeshjet e mbrëmjes së Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për raundin e 1/8-ave.

Egnatia ka fituar në shtëpi 1-0 përballë Apolonisë së Fierit. Në krahun tjetër, Teuta dominoi në Durrës kundër ekipit të Vorës, duke fituar me shifrat e pastra 2-0.

Në Shkodër, Vllaznia vuajti shumë ndaj Pogradecit, që tregoi forcë dhe karakter. Megjithatë, goli i Elmando Gjinit në minutat e fundit, u siguroi shkodranëve kualifikimin në çerekfinale.

Sfida tjetër, ajo mes Elbasanit dhe Flamurtarit mbylli 90 minutat me rezultatin 1-1 dhe shkoi në shtesë. Në minutën e 113, Donart Ibrahimi shënoi golin e fitores dhe të kualifikimit.

NDESHJET LIVE (Kupa, faza 1/8-at):

Vllaznia 1 – 0 Pogradeci (Gjini 85′)

VLLAZNIA: Jukaj; Gurishta, Çelikoviç, Gjini, Sala, Ara, Qato, Tafili, Murataj, Bismark, Kastrati. Trajner: Edi Martini.
POGRADECI: Staniç; Toshevski, Pere, Greca, Zguro, Rodrigez, Pius, Smake, De Oliveira, Kasmollari, Danladi. Trajner: Emiliano Çela.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

85′ GOL VLLAZNIA! Shënon Gjini.

Teuta 2 – 0 Vora (Jurgens 16′, Toli 52′)

TEUTA: Selmani, Jazxhi, Përgjoni, Kotobelli, Toli, Maçolli, Votlai, Jurgens, Boçi, Fadairo, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
VORA: Hamzaj, Zuna, Shehi, Repaj, Fazlagiç, Vrapi, Kasalla, Bardhi, Torraj, Barjamaj, Ruzgis. Trajner: Arjan Bellai.

16′ GOL TEUTA! Shënon Jurgens.

52′ GOL TEUTA! Shënon Toli.

Egnatia 1 – 0 Apolonia (Buric 19′)

EGNATIA: Dajsinani, Potsi, Aleksi, Albanese, Ndreca, Selmani, Xhemajli, Jaime, Kryeziu, Buriç, Ruçi. Trajner: Edlir Tetova.
APOLONIA: Kacaj, Topi, Asllanaj, Folorunsho, Amagba, Arrojo, Sulo, Ndubuisi, Hoxhaj, Mahmutaj, Rakipaj. Trajner: Marko Jovanoviç.

19′ GOL EGNATIA! Shënon Buric.

Elbasani 2 – 1 Flamurtari (Lajthia 30′ Ibrahimi 113’/ Oshafi 59′)

FLAMURTARI: Kaloshi, Urbaez, Squadrone, Veiga, Trashi, Oshafi, Marku, Baeten, Ramani, Diwara, Chantakias. Trajner:Francesco Moriero.
ELBASANI: Totoshi, Olberkis, Ben Shimon, Loukili, Lajthia, Ibrahim, Kasa, Azemovic, Bunjaku, Musta, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenovic.

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

30′ GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.

59′ GOL FLAMURTARI! Shënon Oshafi.

113′ GOL ELBASANI! Shënon Ibrahimi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us