VIDEO / Agravon debati me Vserlon, Ola i hedh ujë në kokë

Dy banorët e rinj të Big Brother VIP Albania, Vserlo dhe Ola, kanë shkaktuar trazira që në momentet e para të hyrjes së tyre në shtëpi.

Gjatë një debati në oborr, Vserlo i tha Olës se kishte hyrë vetëm për të bërë reklama në Instagram, duke shkaktuar një përplasje mes tyre.

Debati u intensifikua kur Ola, duke u treguar e ashpër, i hodhi Vserlos një shishe plastike me ujë në kokë, një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta nga banorët e tjerë.

Përplasjet dhe akuzat vazhduan, por a do të marrë produksioni një masë lidhur me gjithë këtë? Kjo mbetet për t’u parë në puntatën e sotme!

Lajme të tjera |  Ka ardhur momenti juaj për të shkëlqyer, e marta mund të sjellë një ofertë financiare të papritur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us