Atalanta mbetet e pamposhtur në Serinë A gjatë vitit 2026, duke regjistruar fitoren e gjashtë në tetë ndeshje pas suksesit 2-0 në transfertë ndaj Lacios.

Kryeqytetasit vazhdojnë momentin negativ në shtëpi, pasi kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit në “Olimpico”. Vetëm tre nga 12 përballjet e mëparshme të Atalantës kishin gola nga të dyja skuadrat, duke e bërë golin e parë vendimtar edhe në këtë takim.
“La Dea” konfirmoi edhe një herë forcën në transfertë ndaj Lacios, ku ka humbur vetëm një herë në nëntë vizita të fundit. Me këtë disfatë, merr fund edhe seria prej tre ndeshjesh pa humbje e Lacios në të gjitha kompeticionet.
Ederson në minutën e 41-të nga pika e bardhë e penalltisë dhe Zalevski në minutën e 60-të, ishin autorët e golave për zikaltrit. Për sa i përket Gjimshitit, ai u aktivizua titullar, gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Ndërkohë Elseid Hysaj e ndoqi ndeshjen nga stoli.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO





