VIDEO/ Dashnor Sula shperthen në lot gjatë emisionit: I bleva një pensionisti dy byrekë dhe një dhallë, mu dhimbs

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shpërthyer në lot teksa ka treguar një ngjarje në “Të qeshim seriozisht” në RTSH.

Sula tregoi një rast kur ka shkuar për të blerë dy byrekë dhe aty ka parë dhe një pensionist të cilit deputeti i ka blerë dhe dy byrek dhe një dhallë pasi i ka ardhur keq.

“Kur vajta për të blerë dy byrekë, gjeta një pensionist që mezi nxorri 100 lekë për të marr dy byrekë dhe një dhallë. Ja pagova unë, mu dhimbs’’, tha Sula ndërsa më pas ka shpërthyer në lot.

Deputeti ka treguar dhe një tjetër rast, ku nga biznesi i tij familjarë i është dashur të heqë 10 punonjës nga puna, teksa tha se “nuk kishte zemër” të ishte prezent aty gjatë shkurtimit të puntorëve, por u ka dhënë mundësinë të punojnë vetëm të shtunë dhe të dielë.

Lajme të tjera |  Kreu i PL denoncoi se ishte kërcënuar në qeli, Berisha: Ramës do i kthehet personale nëse i ndodh gjë Metës

“Ata të shkrëtët janë hallexhinj”, tha Sula.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Faqja zyrtare e RTSH (@rtshqiptar)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us