VIDEO/ E djathta “vrastare”, Kristjan Asllani “shkund” portën rivale në Turqi dhe i “mbyll gojën” kritikëve

Edhe pse ekipi i Besiktas nuk po përjeton moment të mirë në Superligën e Turqisë, mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani po tregon rendiment pozitiv.

Në humbjen karshi Samsunspor, java e 30-të, Asllani shënoi golin e vetëm për “Shqiponjat” e Stambollit në minutën e 90+1’, permës penalltisë. Shqiptari ekzekutoi saktë 11-metërshin, e djathta “vrastare”.

Për 24-vjeçarin nga Elbasani, ky është goli i parë me Besiktas, pas huazimit në Turqi. Përsa i takon renditjes në Superligë, bardhezinjtë mbajnë vendin e 4-të me 55 pikë, pozitë që i dërgon sezonin e ardhshëm në Conference League.

 

Lajme të tjera |  Rrogozhinasit kërkojnë të përmbysin parashikimet, si kuotohen skuadrat në ndeshjen Egnatia-Celje

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us