VIDEO/ E majtë “vrastare”, sulmuesi i Kombëtares shënon gol “MAGJIK” në Champions

Jasir Asani nuk ka të ndalur në ndeshjen Al Hussein – Esteghlal F.C. Në minutën e 49-të, sulmuesi i Shqipërisë shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Esteghlal F.C.

Goditje “fenomenal” prej 30-vjeçarit nga distanaca, i befasoi rivalët, aq sa portieri mik nuk pati kohë për të reaguar. Takimi në fjalë është i vlefshëm për fazën 1/8-ave në Champions League të Azisë, ndërsa sfida e parë ishte mbyllur 1 – 0 për Al –Hussein.

Nëse takimi përfundon me këtë rezultat, do duhet shtesa apo “ruleta ruse” për të përcaktuar skuadrën e kualifikuar për më tej.

 

Lajme të tjera |  Botërori “përmbys” pankinat! Ja 15 trajnerët e “rënë” që nuk do të rikthehen më te skuadrat e tyre (LISTA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us