VIDEO/ Ekzekutim perfekt, Jasir Asani u shënon kryesuesve të kampionatit dhe ngushton diferencën në –5

Jasir Asani e ka nisur vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Esteghlal, në triumfin 1 me 2 që skuadra e tij arriti ndaj kryesuesve të Sephan.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare zhbllokoi sfidën në minutën e 10-të, ku me një ekzekutim perfekt nga pika e bardhë e penalltisë, kaloi në avantazh të tijët.

Vendasit vendosën baraspeshën e përkohshme në minutën e 14-të, pas autogolit të Ashurmatov, teksa për golin që i dhuroi 3 pikët Esteghlal, mendoi Gholizadeh, në minutën 90+3. Falë këtij triumfi, skuadra e Asanit ngushtoi diferencën në 5 pikë nga kryesuesit e Sephan. Për futbollistin shqiptar ky ishte goli i shtatë në 10 javë teksa renditet në vendin e dytë në listën e golashënuesve.

GOLI I JASIR ASANIT: VIDEO 
Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us