VIDEO/ Goditja spektakolare e Vrionit përfundoi poshtë trekëndëshit, sulmuesi i Kombëtares nuk i gëzohet golit të parë me ekipin e ri

Xhakomo Vrioni ka nisur të aktivizohet si zëvendësues në radhët e skuadrës së Çezenës, të cilës iu bashkua gjatë merkatos dimërore, pasi i dha fund aventurës së tij në MLS.

bandicam 2026-02-14 21-43-36-813

Sulmuesi zbriti edhe sot në fushën e lojës në ndeshjen kundër Venecias, skuadrës që po dominon Serinë B në këtë edicion. I aktivizuar në minutën e 67-të, atij u deshën pak më shumë se 10 minuta në fushë që të gjente rrugën e rrjetës, kur pas një kundërsulmi të shpejtë lëshoi një goditje mjeshtërore që përfundoi në rrjetë poshtë trekëndëshit.

SHIH VIDEON

Por për afatin e tij të keq, sulmuesi kishte qenë në pozicion jashtë loje në momentin e nisjes së pasimit dhe goli u anulua nga vijërojtësi e më pas edhe VAR-i që konfirmoi këtë vendim, duke i hequr mundësinë Vrionit që të festonte golin e tij të parë pas kthimit në Itali.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us