VIDEO/ Gol spektakolar nga goditja e këndit, mesfushori shqiptar i dhuron 3 pikë të arta skuadrës gjermane

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Florent Muslija, ishte heroi i Duseldorfit në triumfin 2 me 1 që skuadra bardhekuqe arriti në transfertë ndaj Greuther Furth.

27-vjeçari asistoi për golin e parë të shënuar nga Iten në minutën e 24-t, teksa shënoi një gol spektakolar në minutën e 65-të, direkt nga goditja e këndit, duke “vulosur” fitoren e vendasve.

Një fitore e artë kjo, në një duel jetik për mbijetesën në Bundesligën 2 të Gjermanisë.

GOLI I MUSLIJËS: VIDEO 
Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us