Arlind Ajeti po kalon një edicion të mirë me Bodrumspor në Turqi. Mbrojtësi i Kombëtares shënoi sot ndaj Hatajspor, për të zhbllokuar takimin në minutën e 53-të.

Ajeti mori një krosim nga këndorja, për të gjetur golin me kokë. Për 32-vjeçarin ishte goli i katërt në kampionat për këtë sezon.
Në këtë ndeshje llogaritet vetëm fitorja, pasi Hatajspor konsiderohet i rënë nga kategoria. Për më tepër është një ekip, ndaj të cilit të gjithë shkojnë te goli. Taulant Seferi u mbaj pushim në pjesën e parë, për t’u aktivizuar në të dytën.
Goli i Arlind Ajetit: (VIDEO)





