VIDEO/ I theu rekordin me Kombëtaren, Lorik Cana takohet me Elseid Hysajn para “Teatrit të Operas dhe Baletit”

Lorik Cana është padiksutim një nga futbollistët më të dashur nga të gjithë tifozët shqiptarë. Ish-kapiteni kuqezi nuk kishte si të mungonte në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF, me ceremoninë e “Topit të Artë” 2025 që do të mbahet në “Teatrin e Operas dhe Baletit”.

Pak para se të hyjë në “Teatrin e Operas dhe Baletit”, Cana është takuar me Elseid Hysajn. Ky i fundit siç dihet pak muaj më parë i “theu” rekordin ish-kapitenit me ndeshjet e luajtur me Kombëtaren. Cana ka mbajtur veshur fanellën kuqezi në 92 ndeshje, ndërsa shkodrani deri më tani ka luajtur në 95 sfida.

Një dyshe mjaft e dashur nga tifozët, ndërsa mes tyre bënë edhe një përqafim mjaft emocionues, ku nuk munguan edhe batutat.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us