VIDEO/ Interi me “5 yje” kundër “maces së zezë”, thellohet diferenca mes zikaltërve dhe Milanit

Edhe pse luajtën ndaj një rivali që i ka hapur telashe në të kaluarën si Sassuolo, Interi sot ia doli të marrë 3 pikët, madje me rezultatin “asfiksues” 5 – 0.

Serinë e finalizimeve e hapi Bisseck në minutën e 11’, për të vijuara me Marcus Thuram, Lautaro Martinez, Akanji dhe Luis Henrique.

“Lojtari i Ndeshjes” ishte padyshim mbrojtësi i krahut Dimarco, autor i 3 asisteve. Diferenca mes Interit kryesues dhe Milanit ndjekës në Serie A ka shkuar në 8 pikë, ndonëse kuqezinjtë e Max Allegrit kanë një ndeshje më pak.

 

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us