VIDEO/ Juventus fiton me vuajtje në transfertën e Bergamos, “Zonja e Vjetër” likuidon Atalantën dhe kap zonën Champions

Juventus ka fituar në transfertë përballë Atalantës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Bergamos, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm për torinezët dhe të vetmin e ndeshjes, e shënoi Jeremie Boga. Anësori i “Zonjës së Vjetër”, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 48-të, duke i dhuruar një triumf të rëndësishëm të tijëve.

Kështu, Juventus ngjitet në vendin e katërt duke kapur zonën Champions, në kuotën e 60 pikëve, 2 më shumë se Como i vendit të pestë. Por, këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

Në krahun tjetër me 53 pikë, Atalanta mbetet në vendin e 7-të, duke mos qenë fare pjesë e Kupave të Evropës.

Përsa i përket mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitit, ky i fundit ishte titullar në këtë duel. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ia doli të ndihmonte ekipin e tij për të dalë me pikë nga ky duel.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Thashethemi që po trazon Interin, Kristjan Asllani vetëm 1 minutë larg 5 milionë eurove

GOLAT:

Goli i Boga (Atalanta 0-1 Juventus)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us