VIDEO/ Ka “gatuar” 3 gola në 2 ndeshje, sulmuesi i Kombëtares sërish protagonist për bardhezinjtë e Italisë

Cezena nuk ia ka dalë të marrë pikë ndaj Barit, ndeshje e vlefshme për javën e 21-të në Serie B. Pavarësisht disfatës nga bardhezinjtë, sulmuesi i Shqipërisë Cristian Shpendi, ai doli të lërë “gjurmë”, asist në minutën e 60-të, i finalizuar prej Ciervo.

Për Shpendin, kjo është përfshirja e 3-të në gola përgjatë 2 ndeshje të fundit, 2 konkretizime dhe 1 asist, ndërsa këtë sezon e ka gjetur rrugën e rrjetës në 8 raste, shtoi edhe 3 asiste.

Për Cezenën, mposhtja e sotme bën që ata të humbin terren ndaj vendeve të para, pozita e 5-të me 34 pikë, 11 më pak se Frosinone kryesuese.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us