VIDEO/ Kreu i SPAK, Altin Dumani mbërrin tek gazeta “Koha Jonë”, takon Nikoll Lesin

Sot, Altin Dumani, kreu i SPAK, ishte te redaksia e gazetës KOHA JONE, ku mori çmimin ”Njeriu i Vitit 2023″.

“Njeriu i Vitit” është çmimi më i lartë që kjo media jep, ndërkohë kujtojmë se këtë çmim e kanë fituar ndër vite, Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League angleze, Dritero Agolli, etj.

Sot Altin Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH,etj.

Botuesi dhe drejtori i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi bashkë me ish-gazetarin e KJ, Lorenc Vangjeli, i treguan zotit Dumani historinë e gazetës me të madhe me anë të fotove që janë redaksinë e kësaj media.

Çdo gazetar që ka punuar në “KOHA JONE” ka një foto në redaksi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us