VIDEO/ Mario Mitaj “HIPNOTIZON” tifozët, “leksion” yllit francezë dhe ekipit të Al-Nassr

Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj zhvilloi një ndeshje për tu “varuar në kornizë” me ekipin e tij të Al-Ittihad ndaj Al-Nassr e fituar 2 – 1, e vlefshme për 1/8 të Kupës së Mbretit në Arabi.

Në minutën e 45+2’ Mitaj “shpik” një pasim nga thellësia për Aouar, teksa ky i fundit shënoi golin e fitores. Në platformat sociale po qarkullon video virale me mbulimin dhe kalimin e Kingsley Coman e lojtarëve të tjerëve të Al-Nassr

Pasqyrimi i një niveli kaq të lartë, krahas lojtarëve me peshë si Coman e Cristiano Ronaldo është shembull i qartë se 22-vjeçari është në rrugën e duhur për të pasur një të ardhme në klubet elitare të Europës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

 

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us