Qazim Laçi po bën mjaft mirë në sezonin e parë me Rizespor. Te klubi i Superligës turke numëron tre gola dhe gjashtë asistime deri tani. Asisti i radhës ishte sot, pikërisht në transfertën e Kasimpasas.

Laçi pasoi për Mihailan, që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 56-të. Si titullar i padiskutueshëm, ka shpërblyer besimin e Rizespor.
Mesfushori shqiptar me ekipin e tij synojnë sa më shumë pikë, për të mos u shqetësuar nga fundi. Deri tani ndodhen në mesin e tabelës, ndërsa gëzuan 3 pikët e radhës.
Asisti i Qazim Laçit: (VIDEO)





