VIDEO/ Një penallti në minutën e 119-të “trondit” Partizanin, Elbasani u përmbys “të kuqve” rezultatin e ndeshjes së parë dhe kap gjysmëfinalen e Kupës

Partizani 1 – 3 Elbasani (2-3) (Contreras 39′ / Lajthia 25′, 50′, Ze Gomes 119′)

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Kupës. Sfida e zhvilluar në “Arenën e Demave”, përfundoi 1-3.

Pas humbjes 1-0 në shtëpi, Elbasani sot tregoi tjetër fytyrë. “Verdheblutë” shënuan në minutën e 25-të më Lajthian, ndërsa vendasit barazuan 14 minuta më vonë me anë të Contreras.

Më nisjen e pjesës së dytë, ishte përsëri Xhonatan Lajthia ai që gjeti rrugën e rrjetës për Elbasanin, duke çuar shifrat në 1-2.

Kur u mendua se gjithçka do të shkonte drejt penalltive, ishte pikërisht një penallti e ekzektuar nga Ze Gomes, që “fiku” shpresat e Partizanit. Portugezi shënoi për 1-3 dhe dërgon kështu Elbasanin në gjysmëfinalen e Kupës.

Kupa e Shqipërisë: Çerekfinale kthimi
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitri: Eldorjan Hamiti

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Kola, Sembene, Doumbia, Human, Murataj, Sidibe, Contreras, Isgandarli. Trajner: Oltijon Kërnaja.
ELBASANI: Janacek, Lulaj, Nongoh, Loukili, Lajthia, Ibrahim, Manellari, Lleshi, Azemovic, Musta, Lila. Trajner: Hektor Idrizaj.

LIVE:
120+3′ Mbyllet 1-3 ndeshja.
119′ GOL ELBASANI! Shënon Ze Gomes.

99′ Te Elbasani kërkojnë penallti pas ndërhyrjes ndaj Kasës.

90′ Përfundon koha e rregullt 1-2, ndeshja shkon në shtesë.
50′ GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.

45+3′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
39′ GOL PARTIZANI! Shënon Contreras.

25′ GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.

10′ Super goditje e Isgandarli, topi godet traversën.

1′ Shkelmohet topi i parë në “Arenën e Demave”, nis supersfida mes Partizanit dhe Elbasanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us