VIDEO/ Pa fitues dhe me kartonë të kuq, Egnatia “bën paqe” me Dinamon

Është mbyllur pa fitues dueli më interesant i javës së 7-të në Superiore mes Egnatias pritëse dhe Dinamos.

Pas disa fitoresh të njëpasnjëshme, rrogozhinasit nuk e gjetën dot golin në portën e dinamovitëve. Tensionet në këtë përballje ishin në masë, sidomos gjatë pjesës së dytë.

Në minutën e 81 Lorran e la ekipin e Ilir Dajës me një lojtar me pak, ndërsa në “frymën e fundit”, Xhemajli bëri veprimin e duhur, ndonëse u ndëshkua ma karton të kuq, ndalimin e aksionet kur i gjithë ekipi i tij ndodhej në zonën e Dinamos.

Më këtë barazim, Egantia humb kreu, i cili i takon Vllaznisë me 16 pikë, Dinamo në mes të tabelës me 11 pikë.

Egnatia 0 – 0 Dinamo

Kategoria Superiore: Java e 7-të
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Olsion Yzeiraj

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Aleksi, Fernando, Albanese, Selmani, Ruçi, Buriç. Trajner: Edlir Tetova.
DINAMO: Teqja, Ferreira, Dita, Aliji, Lorran, Gudiabi, Nani, Qardaku, Bregu, Vila, Guindo. Trajner: Ilir Daja.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us