VIDEO/ Përmbysje spektakolare në “frymën e fundit”, Egnatia mposht Teutën në mes të Durrësit dhe afrohet me gjysmëfinalen e Kupës

Teuta 1 – 2 Egnatia (Arifi 11′ / Adjessa 45+1′, Kryeziu 90+1′)

Egnatia ka triufmuar më përmbysje në transfertë përballë Teutës, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-2.

Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Arifit në minutën e 11-të. Ndërkohë që Egnatia barazoi në fundin e pjesës së parë me Adjessa. Kur u mendua se po përfundonte gjithçka në baraspeshë, Kryezoi lëshoi një goditje të bukur në minutën e 91-të, duke përmbysur shifrat.

Kështu, rrogozhinasit afrohen më shumë me gjysmëfinalen e Kupës. Ndërkohë që ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve do të luhet më 4 mars, në Rrogozhinë.

Lajme të tjera |  Futbolli anglez në zi! Ndahet nga jeta ish-sulmuesi, fitoi dy herë “Topin e Artë”

Kupa e Shqipërisë: Faza çerekfinale
Stadiumi: “Niko Dovana”
Arbitër: Laver Alla

FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani, Zhongo, Jaxhi, Përgjoni, Ismajli, Boçi, Toli, Wotlai, Maçolli, Goncalves, Arifi. Trajner: Enkeleid Dobi.
EGNATIA: Tandilashvili, Adjessa, Aliyev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Fernando, Kryeziu, Selmani, Rodrigues, Albanese. Trajner: Edlir Tetova.

LIVE:
90+5′ Mbyllet 1-2 ndeshja.
90+1′ GOL EGNATIA! Shënon Kryeziu.

83′ Gabim i Xhemajlit, Rooney s’ia del përballë portierit.

58′ Super goditje nga Fernando, topi shkon jashtë.

45+1′ Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+1′ GOL EGNATIA! Shënon Adjessa.


41′ Albanese fut top në zonë, Teuta shpëton mes rrëmujës.

30′ Goncalves godet me të majtën, topi shkon jashtë.

11′ GOL TEUTA! Shënon Arifi.

6′ Rast i mirë për Teutën. Jazxhi tenton me roveshatë, topi shkon në duart e portierit të Egnatias.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Niko Dovana”, nis sfida mes Teutës dhe Egnatias.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us