VIDEO/ Raste, por jo gola! Elbasani dhe Partizani bëjnë paqe, kënaqen me 1 pikë

Elbasani 0 – 0 Partizani

Elbasani dhe Partizani kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-0.

Pavarësisht rasteve nga të dy ekipet, asnjëri nuk ia doli që të tundte rrjetën. Në këtë mënyrë, verdheblutë dhe të kuqtë, bëjnë paqe me një rezultat të barabartë.

Kështu, Elbasani shkon në krye i vetëm me 25 pikë. Në krahun tjetër, me 14 pikë pas 13 ndeshjesh, Partizani mban vendin e 6-të.

Superiore: Java 13
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Albert Doda

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Ben Shimon, Loukili, Ibrahim, Manellari, Musta, Qose, Lila, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Kola, Isgandarli, Human, Toma, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Dështoi në Botëror, Federata shkarkon trajnerin e kombëtares

90+5′ Mbyllet 0-0 ndeshja.
60′ Partizani i afrohet golit me Tomën.

45′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
20′ Rrëmujë në zonën e Elbasanit, Partizani i afrohet golit.

8′ Musta pranë golit, super reagim nga Qirko.

5′ Kola tenton nga distanca, por topi shkon jashtë.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”! Nis supersfida mes Elbasanit dhe Partizanit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us