Një shofer furgoni është përplasur me një pasagjere në Gramsh. Burri në fjalë, sipas videos së publikuar nga TVA, ka dashur të nxjerrë gruan nga furgoni. Kjo e fundit ka kundërshtuar dhe më pas kanisur përplasja fizike. Pamjet janë filmuar nga një tjetër pasagjer që ndodhej brenda furgonit. Ajo që vihet re është se pavarësisht se atë zonë ka shumë qytetarë, askush nuk ndërhyn, edhe pse shohin qartë skena dhune. Vetëm pasi gruaja kërkon që të marrë veten sepse ankohet se ka thyer njërin gisht, afrohet një tjetër burrë që i kërkon shoferit të qetësohet. Por, ky i fundit dëgjohet të thotë se gruan pasagjere do ta dërgojë në polici.
Pjesë nga debati mes tyre:
Gruaja: Mos më prek mua me dorë, largohu ore
Shoferi: Çfarë the ti moj, epo ec pra largohu.
Gruaja: Po ik ore se zbres vetë unë, mos më prek me dorë.
Shoferi: Dil përjashta
Gruaja: Kush je ti
Shoferi: Unë jam Ahmet Zogu, as më ha fare
Gruaja: Po prit more
Shoferi: Kështu më do qejfi se ke hyrë në shtëpinë time
Gruaja: Mos më prek mua me dorë se të bëj përshesh
Shoferi: Kë bën përshesh
Gruaja: Ty të bëj. Dale se më theve gishtin
Ndërhyn një tjetër burrë: Rri ore, maskara
Shoferi: Mora policinë