VIDEO/ Talenti iberikas i merr “kurorën” Mbappes te Reali, madrilenët “shkërmoqin” Betisin

Real Madrid është treguar i “pashpirt” ndaj Real Betis, duke i “nënshtruar” ekipin andaluzian me shifrat 5 – 1. “Hero” në këtë përballje padiskutim ishte talenti i “Galaktikëve” Gonzalo Garcia, autor i trigolëshit, konkretisht në minutat 20, 50’ dhe 82’.

Dy finalizimet e tjera në ekipin e Xabi Alonsos erdhën prej Raul Asencio dhe Fran Gracia. Golin e “nderit” te Betis e shënoi Cucho Hernandez.

Ylli i skuadrës te madrilenët Kylian Mbappe ishte jashtë, shkak dëmtimi dhe nuk dihet nëse do jetë i disponueshëm për Superkupën e Spanjës.

Gjithsesi, Gonzalo Garcia tregoi se mund të mbajë mbi “shpatulla” gjithë “peshën” e golave dhe udhëheqjes së ekipit. Pas 19 javësh në La Liga, Real Madrid qendronë 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese.

 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us