VIDEO/ Taulant Seferi “tmerron” Poloninë, sulmuesi shqiptar shënon tjetër gol me Bodrumspor

Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Bodrumspor po fiton në transfertë përballë Igdir FK. Sfida e vlefshme për javën e 30-të të Ligës së Parë turke, është momentalisht 0-1.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Seferi ai që ka shënuar golin e vetëm deri në këtë pikë të ndeshjes. “Bomberi” nga Kumanova e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18-të, me anë të një 11-metërshi.

Kështu, 29-vjeçari shkon në kuotën e 16 golave sezonalë, teksa numëron edhe 7 asiste. Vlen të përmendet se ai është përfolur për një ftesë nga Sylvinho, në kuadër të sfidës “play-off” që Kombëtarja shqiptare do të luajë tani në mars ndaj Polonisë.

Lajme të tjera |  Nga “Zizou” me Francën te Gjermania e Klopp, Italia merr shembull nga rivalët (KANDIDATI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us