Virusi sinsicial, Bino: Fëmijët duhen çuar urgjent tek mjeku

Ulja e temperaturave është shoqëruar me rritje të numrit të fëmijëve të prekur nga viroza të stinës. Mes shumë viruseve në qarkullim, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik pohon se në qarkullim është edhe virusi respirator sinsincial, ose i njohur me termin RSV,  i cili prek kryesisht të vegjlit dhe mund të shkaktojë fatalitet.

“Ka pasur raste, dhe raste të rënda me virusin respirator sinsincial, është një virus që prek fëmijët dhe moshat e reja dhe ato mbi 65 vjeç,” – u shpreh Bino.

Bino apelon që prindërit të paraqiten menjëherë tek mjeku, që në shenjat e para.

Nisur nga alarmi i dhënë për virusin respirator sinsincial, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik, do të përfshijë në punën e tij testimin për këtë virus.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Për t’u mbrojtur nga virusi respirator sinsincial, për të rriturit tashëm është miratuar vaksina dhe Instituti i Shëndetit Publik, po punon për futjen e saj edhe në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us