Presidenti rus Vladimir Putin ka dorëzuar këtë të hënë zyrtarisht kandidaturën e tij për një mandat tjetër në krye të KreMlinit. Dokumentet e kërkuara janë dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Lajmi u konfirmua për mediat ruse nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Ai i dorëzoi ato”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Lideri rus mori të shtunën votëbesimin e 500 mbështetësve për të kandiduar si kandidat i pavarur në presidenciale e 2024-es. Kandidatët e pavarur gjithashtu duhet të mbledhin të paktën 300,000 nënshkrime mbështetjeje nga 40 rajone ose më shumë. Vladimir Putin është në pushtet prej 24 vjetesh.