Presidenti Vladimir Putin deklaroi sot Rusia nuk do të pranojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO, qoftë edhe 10 apo 15 vjet më vonë. Putin kritikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, që do të thotë së blloku euroatlantik është afruar më pranë kufirit me Rusinë.
“Nga pikëpamja e perspektivës historike dhe interesave strategjike të shtetit rus, një hyrje e mundshme e Ukrainës në NATO është e papranueshme, edhe në 10 apo 15 vjet”, shtoi presidenti rus.
Duke folur në takimin e drejtuesve të ministrisë së Mbrojtjes ruse, Putin tha se Ukraina është duke e humbur këtë luftë duke pëedorur rezervat njerëzre dhe të armëve. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu bëri të ditur se që nga shkurti i 2022, Kievi ka humbur më shumë se 383,000 njerëz në luftë. Shoigu pretendoi se ushtria ruse është e përgatitur dhe e armatosur me armë të avancuara që janë testuar në luftime.
“Pavarësisht sanksioneve, ne prodhojmë më shumë armë të teknologjisë se vendet e NATO-s”, shtoi kreu i Mbrojtjes.
Ushtria mori më shumë se 1,500 tanke të reja dhe të modernizuara, më shumë se 2,500 automjete të blinduara të këmbësorisë dhe 237 avionë dhe helikopterë të rinj. Ukraina pretendon anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, një perspektive kjo që është pranuar nga BE dhe vetë blloku ushtarak perëndimor.