Vlerësim i ulët për Brojën pas humbjes, në mediat angleze e justifikojnë: Po ushqehej me thërrime

Armando Broja nuk ia ka dalë të linte shenjë në ndeshjen e fundit të skuadrës së Bërnlit, ku ajo u mund me shifrat 2-0 nga Brajtoni në transfertë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte rrallëherë i rrezikshëm në këtë sfidë për mbrojtjen kundërshtare, duke luftuar shposh i vetëm me shumë futbollistë dhe asnjëherë në pozicion për të tentuar portën. Ai u zëvendësua në pjesën e dytë, ndërsa në mediat angleze, mori vlerësime të ulëta, ashtu si edhe pjesa tjetër e ekipit

“Burnley Express”, portali që i kushtohet klubit, i ka vendosur notën 5, por edhe justifikon sulmuesin shqiptar për këtë paraqitje.

“Nuk na kujtohet që të ketë patur ndonjë ndikim në ndeshje, por ai u detyrua që të ushqehej me thërrime, duke i munguar çdo lloj shërbimi nga ekipi”, shkruhej në komentin që shoqëronte notën e Brojës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us