Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë para Parlamentit të enjten, kur Kuvendi do të votojë për miratimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Protesta do të zhvillohet më 21 Dhjetor në orën 09:00 para Kuvendit të Shqipërisë.
“Opozita e të drejtave të mohuara në aksion” është logo e protestës së thirrur nga Berisha.
Ish-kryeministri një konferencë për mediat ditën e sotme u shpreh se do ta konsultojë me avokatët e tij nëse do t’a zbatojë vendimin.
“Vendimi i Parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm. Nuk mund të pranoj të ligjshëm, një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm.
Tjetër problem do të këshillohem me avokatët. E denoncoj sepse është i paligjshëm, pa shqyrtuar asnjë dosje.
Avokatët i dëgjoj, me votimin e Parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesit. Në këshillim me avokatët do të marr vendimet që duhet”, tha ai.