Vrajsa në burgun e Peqinit / Gjykata çon pas hekurave 11 zyrtarë, drejtori: Burgu ishte kthyer në hotel

11 zyrtarë të burgut të Peqinit dhe drejtori janë lënë “arrest me burg” nga Gjykata e Elbasanit, pas vrasjes me armë zjarri brenda ambienteve të burgut.

Në burg është lënë edhe drejtori provizor i burgut, Kamber Hoxha, ndërsa vetëm për një gardian është dhënë masa “detyrim paraqitje”.

I dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj, kishte arritur të siguronte një pistoletë me të cilën qëlloi për vdekje Arben Lleshin dhe plagosi një të burgosur tjetër.

Dyshohet se dështimi i sigurisë në burg, mosfunksionimi i skanerëve dhe disa kamerave, e lehtësuan futjen e armës së zjarrit.

Ndërsa në gjykatë, drejtori i përkohshëm, Kamber Hoxha ka deklaruar se burgu i Peqinit ishte shndërruar në një hotel dhe kishte probleme serioze me sigurinë.

Lajme të tjera |  Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us