Është arrestuar në Bari i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Agron Tufa, i cili ka një dënim me 30 vite burg për vrasjen dhe fshehjen e kufomës së Kejsi Hysës në zonën e Niklës.
Tufa është dënuar në mungesë në vitin 2021. Masakrimi i Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit.
Në lidhje me vrasjen e të riut në Nikël, është vetëdorëzuar më herët në polici dhe i dyshuari tjetër, Hysni Ramaj. Në dëshminë e tij dhënë për hetuesit, Ramaj ka folur për një sasi droge që ishte zhdukur.
Viktima kishte kërkuar paratë, nga dy personat që iu kishte besuar ngarkesën, dhe pas konflikteve, ata e vranë Hysën dhe më pas i vodhën dhe varësen e floririt dhe orën Rolex që ai mbante në dorë.
Vetë Hysni Ramaj ka pranuar akuzat, dhe përfitoi ulje dënimi, duke qenë se përfitoi nga gjykimi i shkurtuar nga 30 në 20 vite burg.
Kush është Kejsi Hysa?
Kejsi Hysa është ekzekutuar në korrik të vitit 2018. Ai njihej në Krujë si fajdexhi, pasi jepte borxh në kërkim të interesit. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, dhe ishte në kërkim, qëndronte i lirë në këtë zonë në Krujë që sipas Prokurorisë ai kryente aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.
Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qenë e suksesshme, dhe lënda narkotike ishte ‘zhdukur’.
Fill pas kësaj ai i ka kërkuar llogari Tufës dhe Ramajt, të cilët më pas e kanë vrarë, duke tentuar që t’i fshehin dhe kufomën.





