Zbardhen të tjera detaje në lidhje me hetimet që Prokuroria e Elbasanit ka nisur për ngjarjen e rëndë të regjistruar në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj ekzekutoi me armë zjarri brenda qelisë Arben Lleshin. Në filtrin e Prokurorisë së Elbasanit kanë hyrë disa të burgosui, mes të cilëve dhe Fran Marashi, autori i masakrës së Urës Vajgurore ku u vranë katër efektivë të Policisë së Shtetit dhe u plagosën dy të tjerë. (Ngjarje e ndodhur 23 vite më pare). Akuza po shikon lëvizjet e të burgosurve brenda blloqeve të sigurisë, shënimet e vizitave dhe detaje të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së Arben Llëshit. Sipas asaj që raporton TCH, nën hetim është marrë dhe dosja penale e Ilir Shaqjas, i cili po ashtu mbeti i plagoisur.
Prokuroria e Elbasanit ka marrë me procesverbal kqyrje marrje:
1. Dosja penale e të dënuarit Arben Lleshi
2. Dosja penale te të dënuarit Indrit Shaqja,
3. Dosja penale e të dënuarit Sokol Mjacaj,
4. Dosja penale e të dënuarit Fran Marashi,
5. Libri planizimit të godinës A, kati I, holli Nr. 1
6. Libri i planizimit të shërbimit në regjimit të brendshëm godina A,
7. Planizimi shërbimit të regjimit të brendshëm,
8. Libri planizimit të shërbimit kati II, godina B,
9. Libri planizimit të observimit të takimeve të godinës B dhe ajërimit B, spital dhe guzhi
10. Libri planizimit të shërbimit (seksioni paraburgimit),
11. Libri i planizimit të shërbimit në regjimin e posacëm,
12. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
13. Libri i hyrje daljeve të personelit në kollonë,
14. Libri i takimit të dënuarve dhe paraburgosurve,
15. Libri planizimit të shërbimit në regjimin e jashtëm.
16. Propozim për lëvizje dhome, Nr. 4945 Prot., datë 29.05.2023.
Çfarë ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin?
Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015.