Sokol Mjaçaj kishte marrë peng disa persona që kishin shkuar për të takuar familjarët e tyre të dënuar në burgun e Peqinit. Sipas të dhënave paraprake, pengmarrja ka zgjatur disa orë. Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ishte personi i cili negocioi dhe e bindi Sokol Mjaçajn të dorëzohej, pasi vrau një të dënuar në burgun e Peqinit Arben Lleshin dhe plagosi të dënuarin tjetër Indrit Shaqjan.Mjaçaj është shoqëruar Drejtorinë Vendore të Policisë të Elbasanit.