Vrau Emiljano Ramazanin dhe Regis Runajn/ Shefi i regjimit në Peqin: Xhuliano Hoxha na kërcënon

Hetimi i vrasjes së Arben Lleshit brenda qelisë së tij në burgun e sigurisë së lartë në Peqin nga Sokol Mjacaj ka nxjerrë në pah dhe një tjetër detaj të rëndësishëm. Gjatë dëshmisë së tij para Gjykatës së Elbasanit, shefi i regjimit të posaçëm në burgun e Peqinit, Vilson Shima ka deklaruar se një prej të burgosurve, konkretisht i dënuari me burgim të përjetshëm Xhuliano Hoxha nuk i bindet rregullave. (Hoxha është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan).

Sipas tij, Hoxha nuk respekton rregullat e përcaktuara ofendon dhe shan me fjalë kërcënuese punonjësit. Lidhur me këtë, Shima thotë se ka përpiluar dhe një raport në lidhje me incidentin. Ndërkohë shton se ka zhvilluar një takim me të burgosurit dhe të dënuarit për disa problematika dhe shqetësime që ata kanë shfaqur.

Lajme të tjera |  Nëna me 4 vajzat e mitura humbet shtëpinë nga përmbytjet në Vlorë, kërkon ndihmë para Perfekturës

Vilson Shima: Në lidhje me sa po më pyesni dua të them se gjatë takimit që pata me të burgosurit dhe të dënuarit më kanë parashtruar problematikat jashtë orarit të veprimeve, kryesisht telefonat me familjarët, dalja më shpesh në ajrim, sistemin e tyre nëpër dhomat e burgut, gjatë kësaj kohe kam pas problem vetëm me të burgosurin Xhuliano Hoxha, i cili nuk i bindet urdhrave dhe nuk zbaton rregullat e përcaktuara dhe na ofendon dhe shanë me fjalë kërcënuese. Për rastin është përpiluar dhe raporti incidentit si dhe është vënë në dijeni eprori.

Çfarë ndodhi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin?

Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us