Vritet në luftë djali i ministrit izraelit

Djali i ministrit izraelit dhe ish-shefit të ushtrisë, Gandhi Eysenkot u vra në luftime në Rripin e Gazës. Kështu tha sot Benny Gantz, lideri i partisë së Unitetit Kombëtar.

Anëtarët e partisë së ‘Eisenkot’ dhe ‘Gantz’ iu bashkuan qeverisë izraelite të drejtuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, pas formimit të një qeverie emergjente, të krijuar pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi dhe shpalljes së luftës së Izraelit ndaj lëvizjes palestineze.

Ushtria izraelite nuk dha detaje të sakta për vdekjen e 25-vjeçarit Gal Meir Eisenkot, duke thënë vetëm se ai u vra në luftime në pjesën veriore të Rripit të Gazës.

“I dërgoj mbështetjen time Gandit dhe gjithë familjes së tij. Të gjithë jemi të përkushtuar të vazhdojmë të luftojmë për kauzën e shenjtë për të cilën vdiq Gal”, tha Benny Gantz në një deklaratë.

Lajme të tjera |  Mos harroni çadrën! Dëborë e shi, çfarë moti ju pret sot

Në një mesazh ngushëllimi, Netanyahu tha se ishte i shkatërruar nga vdekja e djalit të ministrit izraelit. Gjithsej 89 ushtarë izraelitë janë vrarë në luftime që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor, sipas forcave të armatosura izraelite.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us