Vuçiç nuk ndryshon qëndrim për njohjen e Kosovës: Nuk ka Asociacion derisa Kurti të jetë në pushtet

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili po qëndron në Paris për Forumin dyditor të Paqes, tha se nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili gjithashtu po qëndron në kryeqytetin francez. Vuçiç, duke folur para gazetarëve, tha se “nuk e di për çfarë do të flisnim”.

“Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej, kështu që pyes veten se çfarë parimesh hipokrite janë këto për respektimin e integritetit territorial”, tha ai, transmeton Telegrafi.

Siç transmeton “Danas”, Vuçiç tha se për të gjithë në Perëndim është e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.

“Mendoj se e kanë të qartë të gjithëve se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociaicionin, nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se gjithçka tjetër ishte marifete ballkanike që funksionuan për një ose dy ditë. Për ne është e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, të ruajmë paqen, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, tha Vuçiç, shkruan Telegrafi.

I pyetur nëse ka pasur komente për kokëfortësinë e Kurtit për mospërmbushjen e marrëveshjes, Vuçiq thotë se “edhe kur ka pasur, dhe se ka pasur shumë më tepër nga sa priste”, nuk do ta thoshte këtë publikisht sepse, siç sqaron ai, “nëse do të donin do ta thoshin vetë publikisht”.

I pyetur nëse janë të sakta pretendimet e opozitës se atij i duhen zgjedhje për të njohur pavarësinë e Kosovës, ai përgjigjet duke cituar Aleksandar Tijaniçin se “secili lëviz brenda kufijve të hipokrizisë së vet”.

“Kosova e pavarur, së paku nga pikëpamja e shqiptarëve dhe e Perëndimit, është krijuar në kohën e Marko Jakshiçit, të DSS dhe Slobodan Samarxhiçit dhe të gjithë të tjerëve. Milosh Jovanoviçit, i cili atëherë ishte këshilltar apo çfarëdo… Pasi kjo ndodhi në kohën e tyre, 85 shtete e njohën pavarësinë dhe që kur unë jam president, 27 vende e kanë tërhequr njohjen”, tha Vuçiç.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us