Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka postuar foton e dorës së vogëlushit së bashku me të sajën. Gjithashtu këngëtarja ka zbuluar dhe emrin e veçantë, Amen.
“Çfare rrugetimi kemi pasur te dy se bashku ne 9 muaj biri im… Vetem ne te dy ne çdo veshtiresi brenda 1 trupi. Ti i tregove mamit forcen tende, e une mora force vetem nga ti. Qe tani e shikoj madheshtine tende biri im. Misioni me i bukur i jetes sime eshte lumturia jote dhe e motres tende. Lutja ime per Ajken dhe ty eshte t’i keni duart e bashkuara gjithe jeten, te frymezoni zemrat e njerezve si motra dhe vellai me i mire per njeri-tjetrin. Te rritesh i forte ne shpirt biri im, paç vullnetin per te bere gjithçka ne rrugen e Zotit”-shkruan këngëtarja.
Edhe Bes Kallaku i ka uruar mirëseardhjen djalit të tij me një postim emocionues së Instagram.