Xhixha “kokë më kokë” me Skukën, FSHF ndez “flakën” mes Tiranës dhe Partizanit para derbit

Nuk është thjesht një përballje për javën e 33-të në Abissnet Superiore, por një derbi që luhet për prestigj, moral dhe sidomos pikët për objektivat që kanë të dyja skuadrat, si Tirana ashtu dhe Partizani.

Kur na ndajnë edhe 9 orë nga ky superduel në kampionatin shqiptar, Federata shqiptare ka publikuar edhe foton e banerit të “Ditës së Ndeshjes”, ku në fokus janë dy sulmuesit, Redon Xhixha te bardheblutë dhe Xhuliano Skuka te “Demat”.

Padyshim, zgjedhja e këtyre dy emrave nuk është rastësore, pasi dyshja do të kenë vëmendjen maksimale sot në fushën e lojës për dy skuadrat respektive, pasi prej tyre pritet shumë në majën e sulmit, aty ku kërkohet efikasitet dhe jo mëshirë para portës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Trajneri Klafuric me “luks” zgjedhjesh te Tirana, bardheblutë gradojnë edhe “djemtë e shtëpisë”

Se kush do të jetë vendimtar, ajo do të caktohet në mbrëmje në “Air Albania”, por për diçka jemi të sigurt. Mbrojtjet kanë filluar që tani të dridhen nga kërcënimet e para të dy lojtarëve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us