Zbulohet arsyeja e shkarkimit të Ilir Prodës, ja kush e zëvendëson!

Është bërë publik motivacioni i shkarkimit nga detyra të kryepolicit Ilir Proda, vetëm pak më shumë se një vit pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit.

Arsyeja e largimit të tij lidhet me mosgarantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së fundit të opozitës në Tiranë.

Në motivacion thuhet se gjatë tubimit “u rrezikua jeta e shtetasve të huaj” që jetojnë në kryeqytet, pasi Policia nuk mori përsipër garantimin e sigurisë në kushtet e përshkallëzimit të dhunës.

Protesta e djeshme ishte e dyta radhazi ku Policia e Shtetit nuk mori përgjegjësinë për mbarëvajtjen e rendit, për shkak të përdorimit të molotovëve dhe akteve të dhunës.

Pas largimit të Prodës, në krye të institucionit është komanduar përkohësisht, Sokol Bizhga.

Lajme të tjera |  Një makinë për çdo tre shqiptarë, mbi 1 milion mjete rrugore të regjistruara në Shqipëri në 2025, rriten me 91% automjetet elektrike

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi vendimin, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të mëtejshme lidhur me drejtimin e institucionit të rendit.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us