Zgjat vetëm 1 vit aventura në Vlorë, Flamurtari ndan rrugët me ish-in e Partizanit

Te Flamurtari prej javësh tashmë kanë nisur largimet dhe i fundit që ndan rrugët me vlonjatët është Bruno Telushi. Këtij të fundit i ka përfunduar kontrata me kuqezinjtë dhe palët mes tyre kanë vendodur të ndajnë rrugët mes tyre.

Ndërkohë zyrtarizimi i këtij largimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme. Aventura e ish-it të Partizanit në Vlorë nuk ka zjgatur më shumë se 1 vit, teksa u bë pjesë e vlonjatëve në shkurt të vitit të kaluar, ku nga Elbasani vendosi të veshë fanellën e Flamurtarit.

Ndërkohë në këtë sezon me kuqezinjtë ka luajtur në 9 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke qenë në fushë për 697 minuta.

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us