Zhupa: Kuvendi ku të drejtat kushtetuese shkrihen dhe e drejta e opozitës për të protestuar asgjësohet me metoda putiniste

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka lidhur në lidhje me draftin e paraqitur nga PS në Kuvend për ndryshimin e Rregullores, ku kërkohen masa më të rrepta ndaj deputetëve që nuk e respektojnë atë.

Sipas Zhupës, me këtë draft, mazhoranca kërkon të asgjësojë parlamentarizmin dhe opozitës dhe se po përpiqet të rikthejë parlamentin monist të kohës së diktaturës.

Deputetja demokrate shkruan se mazhoranca nuk mund të vendosë për mandatin e deputetit, pasi ua ka dhënë qytetari me votë, jo PS-ja.

Postimi i Ina Zhupës:

Drafti i ri i rregullores është përpjekja e asgjësimit të parlamentarizmit dhe opozitës dhe rikthimi në një parlament monist të viteve të diktaturës.

A mund të përjashtoj Edi Rama një deputet për dy vjet nga funksioni i tij si deputet, deri në 2025? A ka të drejtë mazhoranca të asgjësoj me rregullore përfaqësimin politik dhe të drejtën e protestës parlamentare?! Sigurisht që Jo, sipas kushtetutës!

Lajme të tjera |  'Karma rikthen'! Berisha: Njeriu që firmosi ‘non gratën’ time, tani është ‘non grata’ në vendin e tij

Por ky draft që vendos përjashtimin disa mujore duke kërkuar ndryshimet në mënyrë të njëanshme të rregullores, tregon se sipas tyre asgjë nuk i ndalon të vendosin përjashtimi dy vjecare të deputetëve të opozitës. Rregullorja është libri i përbashkët i rregullave parlamentare ku votimi konsensual është kuptimi i parlamentarizmit.

Kuvendi ku të drejtat kushtetuese shkrihen dhe e drejta e opozitës për të protestuar asgjësohet me metoda putiniste.

E turpshme bataku ku bie një mazhorancë e kapur në vjedhje që nuk pranon komisionet hetimore nga frika.

Mendojnë se kështu fitojnë por në fakt kështu zhyten më thellë në paligjshmëri dhe shkelje.

Mendojnë se kështu na ndalin por në fakt kështu na japin më shumë argumenta për të bërë betejë të drejtë.

Lajme të tjera |  “Shqipëria, e lirë dhe e mirë” - Ish-ushtaraku amerikan tregon pse zgjodhi vendin tonë për të jetuar me familjen

Mandatin dhe përfaqësimin në kuvend na i ka dhënë qytetarët shqiptar dhe nuk na e merrni dot ju me mandate të blera.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us