Një banderolë e shfaqur në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Ishujve Faroe shkaktoi shumë trazira. Shprehja “Zoti është shqiptar” mori shumë vëmendje dhe shumë reagime, por shpjegimin e saj e ka bërë tifozi i njohur me nofkën “Ballist Morina”.
Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5″ tregoi se banderolën e kanë keqkuptuar.
“Zoti është shqiptar është sinonim i shprehjes së Pashko Vasës “Oj Shqipëri e mjera Shqipëri”. Unë jam mysliman. Një pjesë e shoqërisë se klerikëve më kanë keqkuptuar. Shprehja është metaforike. Nuk tregon realisht atë që shihet shabllon. Po jetojmë në një moment shumë të vështirë. Kjo ka qenë një mesazh përbashkues, komplet e kundërta nga çfarë jam akuzuar nga disa nga klerikët që më kanë akuzuar. Zoti është i të gjithëve”, tha Morina.
Por banderola shqetësoi edhe serbët, të cilët paralajëmruan se do të ankoheshin në UEFA për mesazhin e banderolës.