ZYRTARE/ 30 milionë euro, Al Ittihad gjen zëvendësuesin e Karim Benzema

George Ilenikhena është futbollisti më i ri i Al Ittihad. Sulmuesi 19-vjeçar vendosi që të largohej nga Monaco, për të nisur një aventurë të re në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Për të siguruar shërbimet e tij, Al Ittihad ka shpenzuar plot 30 milionë euro. Ndërkohë që vetë Ilenikhena ka firmosur kontratë 3.5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Vlen të theksohet se Ittihad e bleu George Ilenikhena për të zëvendësuar të larguarin Karim Benzema. Ky i fundit firmosi dje me rivalët e Al Hilal.

Lajme të tjera |  Rikthehet Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë e konfirmon në rrjetet sociale (POSTIMI)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us