ZYRTARE/ 5 javë para fundit të kampionatit, ish-mesfushori i Kombëtares merr drejtimin e ekipit të Superligës

Migjen Basha do të jetë trajner i ekipit të parë të Lausanne. Krah ish mesfushorit të Kombëtares shqiptare, tek skuadra e Superligës zvicarane do të mbajë rolin e njëjëtë edhe Markus Neumayr.

Është vetë klubi i Lausanne që ka njoftuar këtë vendim duke ia besuar ekipin kësaj dysheje deri në fund të sezonit. Kujtojmë që skuadra në fjalë rrezikon rënien nga elita, teksa kanë mbetur edhe 5 javë kampionat.

Përsa i përket Migjen Bashës, ky i fundit ka qenë pjesë e “familjes” së Lausanne, si menaxher i talenteve. Në krahun tjetër, Neumayr, vjen pas eksperiencës me Basel si ndihmës-trajner.

Lajme të tjera |  Dikur shkëlqente me Vllazninë dhe Elbasanin, “steka e vjetër” firmos me klubin e Kategorisë së Dytë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us