ZYRTARE/ Bayern Munich i bën “dalje” portierit, e huazon te ish ekipi i Armando Brojës

Daniel Peretz është futbollisti më i ri i Southampton. Portieri 25-vjeçar vendosi që të ndërpriste në mes huazimin te Hamburg, për të nisur një tjetër aventurë në huazim, por kësaj here në Angli.

Izraeliti do të jetë i huazuar nga Bayern Munich te ekipi i Championship anglez, deri në fund të sezonit aktual. Klubi gjerman nuk beson ende tek aftësitë e 25-vjeçarit, duke i dhënë mundësinë të tregojë veten diku tjetër.

Kujtojmë se Southampton është një ekip i njohur edhe për shqiptarët. Kjo për shkak se në të shkuarën, fanellën e këtij ekipi e ka veshur sulmuesi kuqezi, Armando Broja.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us