ZYRTARE/ “Bomba” e radhës te bardheblutë, firmosin me ish-sulmuesit e Dinamos dhe Vllaznisë

Klubi Prishtina e Re ka njoftuar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Erisildo Smacit dhe Elom Nya Vedji.

I pari ka si pozitë natyrale qëndërsulmues, ndërsa ka luajtur me klube të njohura në futbollin shqiptar si Tirana, Dinamo, Laçi apo Apolonia. Elom Nya Vedji luan në linjën e djathtë të sulmit.

Kongolezi ka “lidhje” me Shqipërinë, pasi ka djerësitur në të shkuarën fanelën e Vllaznisë. Pas 19 javësh në Superligën e Kosovës, kryeqytetasit Prishtina e Re mban vendin e fundit me 15 pikë.

Lajme të tjera |  “Është bukur të shohësh Spanjën teksa luan”, ish-trajneri i Kombëtares, Reja analizon finalen e Botërorit: Argjentina? Ata u përpoqën të...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us