ZYRTARE/ Gaz Demi ia beson merkaton ish-it të Tiranës, Agim Ibraimi prezantohet si Drejtor Sportiv te Partizani

Siç raportoi dje “Newsport.al”, Agim Ibraimi është Drejtori Sportiv i ri i klubit të Partizanit. Pasi mbylli aventurën e tij me Tiranën disa muaj më parë, tashmë tetovari do të nisë një të re me rivalët e bardhebluve.

Presidenti i të kuqve, Gaz Demi ia ka besuar Ibraimit merkaton e janarit. Do të jetë pikërisht ai, që merr rolin që mbante Arbër Abilaliaj. Ibraimi do të jetë “arkitekti” i ekipit këtë sesion merkatoje.

NJOFTIMI:

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Agim Ibraimin. 37 vjeçari nga Tetova do të jetë pjesë e organikës së klubit, teksa është emëruar në postin e drejtorit sportiv. Ibraimi është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.

ZYRTARE/ Gaz Demi ia beson merkaton ish-it të Tiranës, Agim Ibraimi

Lajme të tjera |  Autor i 8 gola dhe 4 asisteve në Botëror, por u zhgënjye në finale! Leo Messi REAGON për herë të parë: Të krenohemi që arritëm dy herë radhazi deri këtu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us