ZYRTARE/ Ka dalë nga akademia e Olympiacos, Vora “blindon” mesfushën me talentin shqiptar

Periudhë merkatoje, ndërsa Vora ka zgjedhur që të bëjë dhe blerjen e parë të saj. Klubi ka marrë pranë vetes mesfushorin 20-vjeçar, Orgito Rucin.

Ky i fundit është trajnuar në akademinë e Olympiacos Piraeus dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve si Genoa U18, Venezia U19, si dhe së fundmi Panionios ne Greqi. Mesfushori ka përfaqësuar gjithashtu Kombëtaren e Shqipërisë U17, U18 dhe U19, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një futbollist premtues.

Sa i takon lajmit të blerjes, klubi e ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” të cilin e ka shoqëruar edhe me shkrimin: I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë!

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Ish-sulmuesi i Laçit dhe Kombëtares Shpresa, Bullari surprizon me të ardhmen dhe prezantohet te…

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us