ZYRTARE/ Ka luajtur kundër Milanit dhe Leao-s, klubi i Superiores plas “BOMBËN”! Firmos me mesfushorin 700 mijë eurosh

Edhe pse është mbyllur tregu i transferimeve dimëror, skuadra e Flamurtarit ka “goditur” me afrimin e ri. Bëhet fjalë për mesfushorin defensiv Jacques Mbe.

CR Belouizdad ishte eksperienca e fundit futbollistike, por prej disa muajësh ndodhej pa klub. Duket se drejtuesit e Flamurtarit e kanë bindur kamerunasin për të luajtur me ta, ndonëse nuk ndodhen në një moment të mire, përsa i takon rezultateve.

Fakti që Mbe vlen 700 mijë euro sipas “Transfermarkt”, tregues se 26-vjeçari ka potencial të madh dhe mund të ndryshojë ekuilibrat në ekipin vlonjat. Për informacion, Jacques Mbe ka luajtur te CR Belouizdad kundër Milanit, miqësore e gushtit të 2023, ndërsa pas ndeshjes, Mbe nuk ngurroi t’i “rrëmbente” foto yllit Rafael Leao.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Çudia para finales me Spanjën! Fernandez qan, Mesi befason me fjalët nga dhoma e zhveshjes: Harroni çfarë ndodhi

Pas 23 javësh të zhvilluara Superiore, Flamurtari mban vendin e fundit me 19 pikë, ndërsa nesër përballet me Dinamon në “Air Albania”.

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us