ZYRTARE/ Ka luajtur në Premier League dhe Turqi, Tirana ia bën “bum” me transferimin e fundit

Para pak minutash, klubi i Tiranës ka njoftuar marrëveshjen me mesfushorin qëndror Rijad Kobiljar. Boshnjaku ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës së deritanishme në Premier League-n e Bosnje-Herzegovinë dhe aventura e fundit përkon me Sakaryaspor, Liga e Parë në Turqi.

29-vjeçari ka përvojën e mjaftueshme për të vendsour ekuilibrat në mesfushën e Tiranës, ndërsa trajneri Ardian Nuhiu kërkon sa më shumë opsione në skuadër.

Rijad Kobiljar vlerësohet në klubet ku ka luajtur për teknikën e lartë dhe tranzicionin në mesfushë. Pas 23 javësh Superiore, Tirana mban vendin e 8-të, me 21 pikë, çka do të thotë se ende nuk kanë dalë nga “zona e rrezikut” për rënien nga elita e futbollit në Shqipëri.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Sezonin e shkuar shënoi 22 gola, “bomberi” shqiptar i bashkohet klubit të njohur në Angli

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us